Shkruan Kimete Berisha
- Nga teferiçi i shtëpisë së tij në lagjen luksoze, Lumir Abdixhiku e shkroi një letër që ia zbulon tulet!
- Pasi që Ramush Haradinajn e ka komshi të parë, atij ia lexoi letrën nga dritarja, e Ramushi e zgjati dorën, e mori letrën dhe ia pasoi Memlit në shtëpinë e tij.
- Kosova e ka opozitën – pasaniken më të madhe në Evropë, dhe asnjërit, bash – bash, s’i dihet prejardhja e pasurisë.
- Për Lumir Abdixhikun Kosova është në periudhë tranzicioni, ku pushteti bartet nga ndërkombëtari Albin Kurti tek shqiptarët!
- Në Republikën e tij nuk ka vend për të tjerët, përveç për shqiptarët.
- Pra, për Lumirin, Kosova nuk ka status, nuk ka Institucione të vetat…
për të sapo ka përfunduar lufta, e tash ky na nxjerr nga situata.
- Nuk ka faj këndesi që krekoset majë plehu, sidomos kur i duket se është i rrethuar nga pulat.
- E ka lazdruar Albin Kurti, duke i çuar letra Olgës, për ta zbutur me fjalë…
pa e marrë parasysh se tjetër çka e zbut atë…dhe për zbutjen e tij tjetër kush përkujdeset.
- Në letrën e fundit (që nuk ia kisha dërguar edhe sikur të më
varej liria prej tij), Albin Kurti e ka trajtuar Lumirin si dikë pa të cilin nuk bën as sot e as në të ardhmën.
- Anipse nuk ekziston ai pa të cilin nuk bën…Lumiri i ka besuar, dhe gjatë gjithë natës, duke e përpiluar një xhevap për t’ia kthyer, i ka rrënuar të gjitha Institucionet, dhe e ka kthyer periudhën e tranzicionit.
- Më mirë.
Periudhën kur Kosova s’ishte shtet.
- Paramendoje idenë e tij të mykur, që krejt hajnat e Kosovës, që kryesisht janë të opozitës, të bashkohen në një qeveri tranzicioni!
- Kjo nuk është opozitë – është mafi politike.
Këta janë disa milionerë që u pasuruan me paratë e shtetit.
- Mund t’i quash edhe më keq, nëse do, nuk gabon.
- Lumir Abdixhiku nuk e ka fituar asnjë komunë, as vendlindjen e Ibrahim Rugovës, ndërsa u bë Ky për të treguar se si duhet të dilet nga bllokada që e ka krijuar vet.
- Pra, ky kërkon një proces të Ri politik me hajnat e vjetër!
- Në opozitë ka hyrë paraja e madhe.
Janë blerë votat, janë vjedhur votat.
- Për herë të parë në historinë e Kosovës, edhe partitë politike janë në shitje!
- Deputetë në shitje, Kuvendi në shitje, Kosova në shitje!
- Duhen zgjedhje të reja për të provuar të shpëtohet nga mafia e vjetër politike, që tash edhe vet ka dalë në shitje.
- Për ta kuptuar se çfarë po ndodh, pyete veten:
- Cili është motivi i tyre…dhe e kupton të vërtetën!
- Njeriu kryesor i LDK-së, deputet, në Kuvend, me zë e me figurë ia ka sharë nanën Albin Kurtit.
- Ky nuk i është hidhëruar, përkundrazi i ka folur e buzëqeshur, thuajse ia mban shpirtin në grusht.
Gabim.
- Kështu filloi Hashim Thapi ta humbte pushtetin: kur mundohej të bënte alkimi dhe ujkun ta bënte dajë.
- Veç një pushtet i vërtetë ekziston. Pushteti mbi lakminë tënde dhe epshet e tua!
- Kur u bën të ‘mirë’ këta ish kriminelë?!
Kur? Gjatë kohës sa ishin në opozitë?
Qysh u bën ‘të mirë’ këta?
Cila është vepra e tyre e vetme e mirë?
Për asnjë çmim, as për zorin më të madh nuk bëhet kompromis politik me ata që qe njëzet e pesë vjet e kanë vjedhur dhe shkatërruar vendin.
Sepse edhe fati të kthehet kundër.
Më mirë, i vetmuar.
Bile më së miri, i vetmuar.
- Thuaj zemrës Po.
P.S. ‘As karafili, as trëndafili
për mu’ s’kanë erë,
Ajo që m’gëzonte, sikur herav’ tjera,
s’është më në jetë’!