Sunday, May 11, 2025
spot_img

Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës! Gjurmë ADN-je zbulohen në valixhen ku u mbajt trupi i shqiptares

Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, kanë marrë një “kthesë” tjetër.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, gjurëm ADN-je të një burri janë gjetur në valixheën ku ndodhej trupi i studentes shqiptare, i cili u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës, shkruan La Repubblica.

Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut.

Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit