Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes për mineralet është arritur pas dy javësh negociatash intensive me SHBA-në.
Duke folur për televizionin ukrainas, Shmyhal tha se marrëveshja paraprake parashikon krijimin e një “fondi investimesh” për rindërtimin e Ukrainës.
Kievi dhe Uashingtoni do ta menaxhojnë fondin me “kushte të barabarta”, shtoi kryeministri, duke theksuar se “kjo marrëveshje është drejtpërdrejt e lidhur me garancitë e sigurisë” për Ukrainën.
“As Presidenti i Ukrainës [Volodymyr Zelensky] dhe as qeveria ukrainase nuk do ta shqyrtojnë apo nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën,” tha Shmyhal.