spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Marre për ty, jeni mashtru prej…” – Përplasje e ashpër mes Sadikut dhe Berishës

Opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se bashkimi kombëtar nuk e dëmton shtetin e Kosovës.

Sipas tij, ky është një keqpërdorim shumë i madh që i shërbehet popullit me idenë që nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, dëmtohet edhe prishet shteti të cilin e kemi krijuar.

Megjithatë, kjo çështje nxiti debat të ashpër mes panelistëve.

Aida Dërguti e përkrahu idenë e shkëmbimit të territoreve, në mënyrë që përmes këtij procesi të arrihet deri te bashkimi kombëtar.

“Pengimi i presidentit Thaçi në arritjen e marrëbveshje përfundimtare ka qenë budallallëku më i madh i forcave politike të Kosovës. Kemi qenë në prag të përmbylljes së marrëveshjes, e vitit 2019, të cilën e ka thënë presidenti Thaçi në atë kohë”, tha Dërguri, teksa i ndërhyri Visar Berisha, anëtar i Kryesisë së LDK-së, me pyetjen: “Për shkëmbimin e territoreve? Për ndarje?”. E Dërguti u përgjigj: “Pse jo edhe shkëmbimin?”.

“Ju po kërkoni konsensus me Serbinë, e unë po kërkoj konsensus të brendshëm me serbët e Kosovës. Ju e pranoni se Kosova do të dëmtohet si shtet, sepse ndarja e Kosovës e hup subjektivitetin, e shkatërron kushtetutën. Nëse ti i jep tokë dikujt tjetër, a s’është ndarje kjo?”, tha Berisha.

Debati vazhdoi edhe më tej, duke u përdorur edhe ofendime, e këtu Berisha iu drejtua Sadikut: “Marre për ty, jeni mashtruar nga Kurti”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit