spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Maqedonci thotë se fabrika për prodhimin e municionit do të ndërtohet së shpejti

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se fabrika e municionit do të ndërtohet së shpejti përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE.

Maqedonci kështu është shprehur pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në këtë takim siç ka shkruar ministri i Mbrojtjes është rikonfirmuar angazhimi për të punuar së bashku.

“Nga ambasadori Angili fillimisht pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa në vazhdim të takimit trajtuam çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, veçanërisht i rëndësishëm ky bashkëpunim e koordinim në situatën aktuale gjeopolitike. Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa në Kosovë pritet që së shpejti të ndërtohet dhe fabrika e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE”, ka shkruar Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit