spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Maqedonci: Sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm terrorist, ky ishte qëllimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ndonëse e vlerëson të vonuar aktakuzën ndaj grupit terrorist për sulmin në Banjskë, ka thënë se përmbajtja e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, mundëson ndjekësit e këtij grupi.

Ai ka thënë se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar nuk ishte vetëm një sulm terrorist, por me qëllim të aneksimit të Kosovës.

“Përmbajtja e aktakuzës mundëson ndjekje të këtij grupi terrorist që kishin synim aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë. Nuk ishte thjeshtë një sulm terrorist, një veprim që synonte të aneksonte pjesën veriore të vendit tonë dhe kjo është parë edhe nga faktet e prezantuara nga Policia e Kosovës qysh në ditët e para pas sulmit”, ka thënë Maqedonci.

Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kalbur ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Millan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.

Ata akuzohen për vepra terroristet e kundër rendit kushtetues të Kosovës si dhe shpëlarje parash.

Në aktakuzë thuhet se grupi synonte aneksimin e veriut të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit