Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë, shpifje e akuza ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve në Kosovë.
Kësaj radhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka vendosur që përveç të bërit servil i Kurtit dhe i ministrave tjerë të sulmojë pronarët e mediave.
Nuk dihet nëse Manxhuka e shkroi vetë postimin në profilin e tij në Facebook, por ai ka fyer pronarët e disa mediave.
“Ata janë spin-erat që në kor ia mbajnë zhagun opozitës e shpesh i prijnë PR-it të opozitës“, ka shkruar Manxhuka mes tjerash.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Arlind Manxhukes:
Këta janë 6 pronarë mediash. Secili prej tyre e ka nga një portal, secili çdo ditë tash e 4 vjet hedhin vrer mbi Qeverinë Kurti e VETËVENDOSJE!n.
Ata janë spin-erat që në kor ia mbajnë zhagun opozitës e shpesh i prijnë PR-it të opozitës. Një rast shembull mund ta shihni në fotografitë më poshtë me një fake news nga opozita për gjoja një sondazh. Po të ishte i vërtetë ai sondazh moti do të publikohej, por sot e asaj dite nuk i dëgjohet zëri këtyre sepse edhe vet këta e dinë që janë duke gënjyer. E megjithatë, më shumë gjasë ka që këta ta besojnë gënjeshtrën e tyre sesa qytetari.
Këta pronarë portalesh kanë vendosur ta vrasin të vërtetën, gazetarinë dhe paanshmërinë. Ata nuk janë gazetarë qe një kohë të gjatë, por militantë të opozitës që secili e kanë hapur nga një lokal shit-blerjes të quajtur portal.