Manchester United ka triumfuar me përmbysje sot ndaj Brentford në Old Trafford, në duelin që i përkiste xhiros së 8-të në Premier League.
“Djajtë e Kuq” ka shënuar fitore me rezultat 2-1.
Mysafirët befasuan vendasit, duke shkuar në pushim me epërsi, kur mbrojtësi i Brentford realizoi me kokë pas një goditje nga këndi në minutën e fundit të kohës shtesë.
E “Djajtë” ndezën “turbinat” në pjesën e dytë, duke barazuar fillimisht shifrat që në fillim.
Alejandro Garnacho i dha golin e parë skuadrës duke shënuar në minutën e 47-të.
Ndërkohë, epërsinë dhe përmbysjen e rezultatit e realizoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, duke shënuar në minutën e 62-të.
Kështu, Manchester United gjen fitoren e parë pas plot pesë ndeshjeve paraprake pa fitore në të gjitha garat.
“Djajtë” tani me këtë fitore pozicionohen aktualisht në pozitën e 10-të me 11 pikë, kurse Brentford ndodhen në pozitën e 12-të me 10 pikë.