Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar dëshminë Naim Maloku, në kuadër të procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Gjatë dëshmisë së tij, Maloku deklaroi se Thaçin e ka takuar për herë të parë në gusht të vitit 1998.
Po ashtu, ai bëri të ditur se një herë gjatë këtij muaji e ka takuar Thaçin edhe në Kleçkë.
“Në gusht jam taku edhe në Kleçkë. Ka qenë 2-3 ditë para se me ra Kleçka në shtëpinë e Zenel Shalës që isha i strehum si i plagosur rëndë”, tha ai duke shtuar se Kleçka ka rënë më 25 gusht 1998.
Sipas Malokut, Komandant Kumanova e ka sjellë dëshmitarin atë ditë në Kleçkë, duke shtuar se për Kumanovën e ka marrë vesh pas luftës që emrin e vërtetë e kishte Ismet Jashari.