Monday, October 14, 2024
spot_img

Macron vazhdon me lavde edhe nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur fjalimin e fundit të tij në aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Macron aty pati disa fjalë për Serbinë, sipas raportimit të mediumit publik serb “RTS”.

“Dua t’ju them se Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomikë dhe kulturorë. Mendoj se i kemi përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë. Faleminderit shumë për këtë vizitë, faleminderit për miqësinë tuaj. Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë”, tha Macron në fund të fjalimit të tij.

Ndërkaq, Vuçiq tha se “e gjitha bota” po komenton për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca.

“Faleminderit për besimin tuaj, dua t’i përgëzoj të gjitha ekipet që e bënë aeroportin të duket ashtu siç duket, tha Macron, duke kujtuar se aeroporti i Beogradit menaxhohet nga kompania franceze Vansi”.

Macron dhe Vuçiq në përfundim të vizitës dyditore të Macron në Serbi, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës me të cilën shënohet “përfundimi i punës për modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit