Thursday, July 17, 2025
spot_img

Macron uron Ramën për fitoren: Urime mik i dashur, Franca në krah të Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një postim në X, kreu i Elizesë e cilëson atë një mik të dashur dhe i shpreh mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE-së, ndërsa u kujton se do të jetë në Tiranë në samitin e liderëve të BE-së që zhvillohet të premten.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”.

Urimi i presidenti francez vjen një ditë pas atyre të liderëve të tjerë europianë si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, si edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit