spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

“Ma veshën jelekun anti-plumb”, Gucati rrëfen për arritjen në Hagë pas arrestimit në Prishtinë

Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka rrëfyer për momentin e arrestimit të tij nga Prokuroria Speciale e Hagës për rastin e ekspozimit të dosjeve të Speciales në zyrat e organizatës.

Gucati ka rrëfyer për rrugën dhe arritjen deri në aeroportin e Hagës. Ai ka treguar se në momentin që ka zbritë në aeroport, personat që e kanë shoqëruar ia kanë vendosur një jelek anti-plumb dhe e kanë përcjellë deri tek objekti i paraburgimit.

“Kur kam zbritë, ma kanë vendos jelekun anti-plumb. Ka zgjatur raportet e pranimit nja 30-40 minuta. Mbi 40 minuta nga aeroporti”, ka treguar Gucati.

Ish-kryetari i OVL-së ka treguar se pas arritjes, e kanë pranuar në katin e parë dhe ka falendëruar gardianët për kujdesin ndaj tij.

Gjithashtu Gucati ka treguar dhe për kujdesin dhe kontrollet mjekësore që ia kanë bërë, meqë ka probleme me diabetin.

“Kur kam shkua ty me kanë dorëzu në katin e parë, kanë ardhë dy gardian, që dua t’i falënderoj shumë, sjellje më të mirë s’kam pa. Flas në emrin tim. Kanë qenë shumë korrekt. Më kanë cu të mjeku, më kanë kontrollu. Më kanë pyetë çfarë insuline përdor, se tha na kanë njoftu rrugës sa ke qenë duke ardhur që je me insulinë”

“Ushqimi ka qenë i ftohtë, derisa ia nisëm me ble vet, pastaj s’kemi heqë për ushqim”

Ai ka thënë se kur e sheh objektin dhe hyrjen e objektit s’ndjehet mirë, meqë e mendon që aty brenda vazhdojnë të mbahen ish-ushtarët e UÇK-së.

“Objekti ma jep një ndjenjë jo të mirë, jo të lezetshëm. Kur e mendoj që njerëzit tonë i kemi atje”, ka deklaruar Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit