spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Lushtaku: Më 5 mars sa ka pas Serbia mjete të rënda në Prekaz, ne s’kemi pas ushtarë

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku, ka thënë se aksioni i forcave serbe në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ishte i planifikuar për vite nga Serbia me qëllimin e vetëm: eliminimin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Lushtaku ka theksuar se gjatë sulmit të 5, 6 dhe marsit mbi familjen Jashari, Serbia kishte sjellë shumë mjete të rënda luftarake.

“Aksioni i 5, 6 dhe 7 marsi ka qenë i përgatitur nga Serbia me vite e vite. Që mos ta lëshoj komandantin të dal nga aty. Në atë kohë Serbia me 5 mars ka pas veç mjete të rënda në Prekaz sa ne kemi pas ushtarë, ka pas ma shumë mjete të rënda se sa ushtarë, por mjete të rënda…

Ata kanë pasur informacion edhe e kanë ditur që komandanti është ai që po e përgatit ushtrinë e Kosovës për të luftuar Serbinë. Dhe gjitha ato tentime me vra ose me arrestu, s’ka qenë rend arrestimi te komandanti legjendar se ka qenë punë e krye, qysh prej herës së parë që ka qenë në Shqipëri edhe kthyer në shtëpi. Ai asnjëherë nuk ka dal jashtë Prekazit, i ka thënë Serbinë këtu jam në Prekaz dhe kurdush hajde”, ka thënë Lushtaku në Deba Plus.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit