spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Lushtaku: Edhe UÇK-ja në kulmin e saj, s’do mund të hynte në lagjen Jashari më 5 mars

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nuredin Lushtaku, ka folur për sulmin e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, duke thënë se lagjja Jashari ishte rrethuar nga tanket dhe se Serbia kishte përgatitur këtë aksion për vite me radhë.

Sipas Lushtakut, në ato ditë të marsit, askush nuk kishte mundësi të hynte në lagjen Jashari për ta ndihmuar Adem Jasharin, pasi e gjithë zona ishte e bllokuar nga forcat serbe me armatim të rëndë.

“Ditën e 5 marsit te Jasharët ose te komandanti ka mund me ia mësy me hy çdokush, edhe me u vra. Jo me bë cika tjetër. Për me thënë që ka mund me bë diçka më shumë se sa që ka ndodhur aty, nuk kish mund me bë askush.

Familja Jashari dhe lagjja Jashari kanë qenë të rrethuar.

Sa i përket 5, 6 dhe 7 marsit të kish me qenë UÇK-ja edhe në përgatiten dhe organizmin më të madh edhe gjatë luftës, në lagjen Jashari kush që hyn s’skish pas. Lagjja Jashari ka qene e rrethuar me tanke, nuk ka qenë e rrethuar me këmbësori. Në lagjen Jashari janë përdor, edhe ne video që janë, nuk është mbetë armatim i rëndë pa u përdor. Duke filluar prej minahedhëseve, tankeve. Lagjja Jashari ka qenë e rrethuar prej rreth 30 tankeve edhe përreth. Që të ka mbajt peng dhe mos me të lënë me lëviz. Qëllimi ka qenë te komandanti legjendar”, ka thënë Lushtaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit