Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit.
Ajo tha se ekzekutivi aktual ka treguar se arsimin dhe fëmijët nuk i ka prioritet.
“Arroganca dhe përçmimi që qeveria në tri fillim vitet shkollore ua bëri mësimdhënësve dhe sindikatës së tyre, solli greva e paralizim të sistemit të arsimit. Nxënësit e Kosovës kanë humbur miliona orë që nuk u kompensuan asnjëherë. Krejt kjo në mungesë të dialogut dhe mirëkuptimit nga Qeveria”, tha ajo në fjalën e saj.
LDK sot po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.
Aty, ky subjekt politik do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.