Shkruan: Kimete Berisha
1. E kanë bllokuar Kuvendin, sepse munden.
– Ligji çdo gjë e ka parashikuar, përveç se sa gjatë mund të vazhdojë vendi pa Institucione.
– Dështimet serike të deputetëve për ta bërë Kuvendin tregojnë se u bëka edhe pa Kuvend.
– Asnjë ligjvënës i huaj nuk e ka paraparë se shqiptarët janë aq të çmendur sa e lënë vendin pa Institucione, prandaj nuk e kanë shkruar se s’bën pa Kuvend,
sepse ajo që nuk shkruhet – nuk ka ndodhur.
2. Lumiri secilën herë po shkon duke u nxeh, e ka lëshuar veten në mjerim aq të thellë sa po flet me shprehje të gjaqeve.
– ‘Kurrë nuk flas me Albin Kurtin’ – thotë, thuajse janë në hasmëri mes vete, e ky nuk pranon as ndërmjetësues, por ka vendosur të marr hak.
– Ky është qëndrim ekstremist…dhe abnormal.
– Është emocioni më i fortë, refuzimi kategorik, sepse është i pamotivuar.
– Ndoshta është i motivuar, e ne nuk e dimë!
– Cili është motivi që Lumir Abdixhiku s’pranon të flas me Albin Kurtin!
– Motiv politik nuk po shohim!
– Nëse po, atëherë si e ka emrin ai motiv politk?
– Sa më përket mua, unë mendoj se ky duhet të mbaj dietë emocionale, sepse s’është normal!
– E as që i intereson se nuk është në pallatin e tij luksoz….po në Kuvend.
– Pse ka ndjenja për Albin Kurtin, e jo mendime!
– Kush ia financon luksin ekstremist?
– Kush ia financon banditizmin?
– Kush e financon urrejtjen e tij?
– Sa e shet një shprehje mllefi?
– Ndjenja të çon në nervozizëm e në urrejtje, jo mendimi!
– E ky ka ndjenja, të forta bile!
3. Kuvendi është i kapur, kësaj here nga politika, nga tregtarët dhe nga kriminelët.
– Shteti i Kosovës po bie.
4. Mendimet myk, fjalët myk, të prapambetura e të dëmshme, e teshat…fringo, të shtrenjta e me shkëlqim.
– Garë e madhe se kush është veshur më bukur se tjetri.
– Secili më i pasur se tjetri, secili më arrogant se tjetri, pasanikët në garë të përgjakshme për t’i udhëhequr fukarenjtë më të mëdhenjë në Evropë.
– Askush i interesuar të dallohet me mend e me urtësi.
– Se për shqiptarët me rëndësi është m’u dukë bukur!
– Njëherë, isha në një rrezik të madh, dhe në atë çast që e hetova se kaloi rreziku, e pyeta dikë që e kisha pranë:
– Me rëndësi a u duka bukur…!
5. E heshtja nuk duket bukur.
Dhe nuk është e vërtetë se heshtja nuk keqkuptohet, heshtja të bën nervoz më shumë se fjala e rëndë.
– Albin Kurti po hesht, dhe kjo heshtje e tij e bën situatën të duket, përveç tjerash, edhe misterioze dhe e pashpresë.
6. Sa më përket mua, unë – Dryrin……sepse shqiptarët kanë dështuar.
– Shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet.
– Prandaj, historia, robëria dhe lufta përsëriten!
– Kurrë më e mjerë nuk është dukur Kosova.
– Kosova është në shitje!
P.S. Është e dhimbshme që shqiptarët anembanë ku janë, nuk e kanë më një njeri të qetë, të urtë, fjalëpak e të mençur, që lëshon rrugë,
që nuk priret nga mllefi e nuk është i pushtuar nga nevoja e hakmarrjes,
dhe që e bën dallimin nga arroganca!
– Na ka marrë malli për një fjalë të urtë,
për një mendim të urtë,
për një vendim të urtë!
Për dikë që i avit njerëzit, pa dallim…!.