spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Lumir Abdixhiku viziton Vushtrrinë, përafron Xhafer Tahirin me Rrezarta Krasniqin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në Vushtrri, ku është pritur nga qytetarë dhe anëtarë të partisë.

Ajo çka spikati më shumë gjatë kësaj vizitës së Abdixhikut, ishte fakti se aty pranë njëri-tjetriti ishin edhe kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri dhe deputetja nga Vushtrria në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Burimenga LDK-ja e Vushtrrisë tregojnë se Xhafer Tahiri e Rrezarta Krasniqi nuk kanë pasur raporte të afërta prej vitesh, pasi që secili ishte mundur të ishte dominues në degën e Vushtrri, “garë” të cilën vazhdimisht e ka fituar Tahiri në raport me Krasniqin.

Në takime e sotme, Abdixhiku theksoi se familjet kosovare meritojnë arsim të mirë, shëndetësi moderne dhe projekte kapitale të rëndësishme, ndërsa premtoi vende pune dhe paga dinjitoze për qytetarët. Ai u shpreh se ka një pritshmëri të lartë për ndryshim dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të angazhuar për këtë vizion.

Vizita u karakterizua nga entuziazmi i pjesëmarrësve dhe fryma e bashkëpunimit, me Abdixhikun që nënvizoi angazhimin e tij për përkujdesje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit