Janë numëruar 4977 kuti votimi nga 5225 në total.
Aktualisht sipas rezultateve nga KQZ, Partia Socialiste ka të konsoliduara 82 mandate në rang vendi, e ndjekur nga PD dhe aleatët e saj si forcë e dytë politike por me një numër prej 52 mandatesh.
Për sa i përket partive të tjera, PSD e Tom Doshit ka arritur të sigurojë 3 mandate me më shumë se 46 mijë vota.
Por surpriza është Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj me gati 2 mijë vota më shumë se PSD, duke e rendur atë aktualisht si forcë e tretë.
Ndërkohë Lulzim Basha me Koalicionin Euroatlantik nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat duke mbledhur vetëm pas më shumë se 18 mijë vota.