Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Luizi pendohet për këngët ordinere dhe bën premtimin për të gjithë fansat

Koncertet e verës kanë qenë të shumta për Luiz Ejllin, ndërsa nuk kanë munguar as këngët e reja.

Por këto të fundit kanë qenë shumë shpesh të kritikuara për tekstin banal dhe muzikën thuajse të ngjashme.

Pas këngës solo “Kce”, Luizi publikoi këngën me Ghetto Geasy “Ding Ding”, më pas “Shqiptare” me Melinda Ademin apo edhe një tjetër solo, “Do pi”.

Për të gjitha këto, komentet më të shumta kanë qenë negative dhe kritika që këngëtari t’i rikthehet muzikës së mëparshme që bënte. Kjo solli edhe publikimin e një balade të ndjerë nga Luizi, “Më fal”.

Kënga shënoi pikën e kthesës pasi vështirë të gjesh një koment negativ dhe madje ka shumë përgëzime për rikthimin e tij te pika e fortë, baladat. Ndaj për të gjitha këto, Luizi ka bërë një premtim ndaj admiruesve të tij dhe muzikës së mirë.

“Unë prapë do të bëj këngë që do të më dalin nga shpirti. Sepse ato do të jetojnë më gjatë se të gjithë ne, playlist-at apo renditjet.”

Luizi pendohet për këngët ordinere dhe bën premtimin

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit