spot_img
Sunday, March 23, 2025
spot_img

Luiz Ejlli i jep fund spekulimeve: Flet për pjesëmarrjen në Fermën VIP

Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve që po qarkullojnë rreth emrit të tij në rrjet. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari mohon kategorikisht çdo përfshirje në programin “Ferma VIP” apo në ndonjë forcë politike.

“Mendoja se do ndalonit, por jo!” – shkruan ai, duke shtuar se nuk ka folur kurrë me askënd dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë lidhur me pjesëmarrjen në këtë reality show.

Në vijim të reagimit të tij, Luiz e bën të qartë se nuk do të jetë pjesë e asnjë ferme dhe nuk ka ndërmend të kandidojë për ndonjë forcë politike. Ai e mbyll mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë për ndalimin e këtyre lajmeve të rreme: “Boll se nuk ka më lezet!”

Ky reagim vjen pas disa ditësh aludimesh në media dhe rrjete sociale për rikthimin e tij në televizion apo përfshirjen në skenën politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit