Thursday, July 10, 2025
spot_img

Luftëtari i famshëm nokautohet keq

Luftëtari i famshëm Tyrone Spong është rikthyer në artet marciale pas një pauze trevjeçare.

39-vjeçari u nokautua keq nga ish-luftëtari i UFC-së, Sam Alvey, në raundin e dytë të eventit Karate Combat në Dubai.

Për tre vjet, luftëtari i famshëm surinamez Tyrone Spong ishte jashtë arteve marciale.

Ai e zhvilloi meçin e tij të fundit në janar të vitit 2022 kur u mposht në një meç në MMA kundër Sergei Kharitonov.

Spong konsiderohej favorit por përfundoi në tokë në raundin e dytë.

Ai u godit me një goditje të drejtë të djathtë të mirë, e ndjekur nga një goditje e fortë me të majtën dhe Spong përfundoi në dysheme.

Mbaroi aty dhe Alvey ka fituar me shpejtësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit