spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Lufta Botërore është e pashmangshme!

Shkruar nga Adalgisa Marrocco

Romani i tij i fundit titullohet “Përshkallëzimi”, i sapo publikuar në Itali nga Mondadori. Ngjarjet vendosen në Londrën e vitit 1914, në pragun e Luftës së Parë Botërore. “Që nga ai moment, bota nuk ka qenë kurrë më e njëjta”, thotë Robert Harris për Huffpost.

Shkrimtar i madh anglez, thotë me keqardhje se mund të bëjë vetëm një krahasim mes Evropës së djeshme dhe asaj të sotme: brishtësi të ndryshme, por po aq të thella, të cilat rrezikojnë të na zhytin në kaos….

Si rezonojnë faktet e treguara në romanin tuaj me zhvillimet e sotme?

Të shkruarit mbi ngjarje historike, të ofron një diapazon rrëfimi të jashtëzakonshëm, pasi shpeshherë e kaluara nuk është gjë tjetër veçse pasqyra e të tashmes. Përmes historisë së epokave të largëta, shkrimtarët mund të eksplorojnë dinamikat njerëzore dhe çështjet që i tejkalojnë kufijtë e kohës, duke u shfaqur si universale.

Ajo çfarë ndodhi në verën e vitit 1914, është dhe do të mbetet në nënvetëdijen kolektive si të anglezëve, ashtu edhe të gjithë evropianëve, sepse shënoi fundin e një bote dhe fillimin e një tjetre.

Çfarë mësime mund të nxjerrim nga ajo periudhë historike për t’u përballur më krizën e sotme globale

Projekti evropian, lindi me synimin për ta bërë të pamundur një konflikt i ri botëror. Kjo do të arrihej nëpërmjet ndërlidhjes ekonomike midis shteteve dhe frenimit të nacionalizmit. Në këtë kuptim, deri më sot Evropa ka arritur rezultate të rëndësishme.

Por sot, kërcënime si lufta në Ukrainë apo polarizimi në rritje në Shtetet e Bashkuara, i përforcuar edhe nga rizgjedhja president e Donald Trump, e kanë vendosur nën një presion shumë të madh këtë ekuilibër. Ne përballemi me sfida, që kujtojnë ato të vitit 1914, kur bota e gënjente veten duke menduar se ishte e imunizuar nga lufta.

Në të vërtetë, u zhyt shumë shpejt në kaos. Për fat të keq, për krizën e sotme nuk ka një zgjidhje të thjeshtë. Fakti është se tani, sidomos pas zgjedhjes së Trump për një mandat të dytë, duhet jemi shumë seriozë, të vëzhgojmë me kujdes situatën, dhe të veprojmë për të shmangur më të keqen.

Pra ju shihni sot tensione aq të forta, sa që mund të krahasohen me ato të fillimit të shekullit XX, që çuan në konfliktin e parë të madh botëror. Një krahasim shumë i frikshëm…

Unë shpresoj që jo, por është thelbësore të jemi vigjilentë. Në korrikun e vitit 1914, të ashtuquajturat aleanca mbrojtëse ndërkombëtare, të krijuara për të parandaluar konfliktet, e përshpejtuan në fakt ardhjen e luftës.

Sot NATO, po ashtu një aleancë mbrojtëse, mund të shkaktojë potencialisht dinamika të ngjashme, veçanërisht duke pasur parasysh situatën në Ukrainë. Madje, çdo aksident mund të ketë pasoja të paparashikueshme që mund çojnë në një luftë globale.

Megjithatë ka një ndryshim themelor: prania e armëve bërthamore, të cilat veprojnë si mekanizëm parandalues. Për momentin, jemi në nivelin e një konflikti konvencional, të karakterizuar nga teknologji të tilla si dronët dhe lufta kibernetike.

Por shumë ekspertë besojnë se është duke u zhvilluar tashmë një konflikt botëror, dhe pse në forma të ndryshme. Do të jetë vendimtare të kuptohet, nëse këto mjete do të munden të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm, apo në të kundërt do t’i përforcojnë ato.

Në romanin tuaj ju trajtoni gjerësisht edhe lidhjet midis skandaleve personale dhe politikës ndërkombëtare. Çfarë mund të mësojmë nga kjo?

Skandalet janë pjesë e natyrës njerëzore, ndaj ato do të vazhdojnë ekzistojnë. Megjithatë, çdo epokë i interpreton ndryshe ato. Në romanin tim, unë merrem me një skandal historik. Në vitin 1911, kryeministri britanik Herbert Asquith shpalli një ligj shumë të ashpër kundër zbulimit të sekreteve shtetërore.

Por 3 vjet më vonë, ishte po ai vetë që ndau informacione konfidenciale me të dashurën e tij të re. Në atë kohë, ajo histori u mbulua, pjesërisht edhe sepse nuk kishte media si ato të sotmet. Sot, një episod i tillë do të shkaktonte një stuhi të vërtetë, edhe përmes lëvizjeve si #MeToo, dhe do të ishte e pamundur të fshiheshin sjellje të tilla. Kontradikta midis asaj çfarë predikon dhe çfarë praktikon pushteti, është një konstante e historisë.

Ndërkaq ka dalë në kinema një film i bazuar në një tjetër roman tuajin, Konklava , i cili flet për një tjetër lloj pushteti, atë të Kishës Katolike. Pse donit ta eksploronit, dhe çfarë ju magjepsi me këtë botë?

Ideja më lindi teksa po shihja Papa Françeskun të dilte në ballkonin e Shën Pjetrit, i rrethuar nga kardinalët dhe zyrtarët që shihnin reagimin e turmës. Mendova se mund të ishte një skenë e 2 mijë viteve më parë: Senati Romak në pritje të shpalljes së perandorit të ri.

Nga ai moment fillova të studioj mekanizmat e Konklavës, dhe zbulova se zgjedhjet papale janë më të jashtëzakonshmet në botë. Përbëhet nga shumë pak votues, të izoluar, të mbyllur me çelës në një sallë, derisa të marrin një vendim. Konklava është një përzierje unike e politikës dhe shpirtërore.

Ata që më bënë më shumë përshtypje ishin kardinalët: burra me një karizëm të madhe, përfaqësues shpirtërorë të miliona njerëzve, por edhe figura politike me rëndësi ndërkombëtare. Unë besoj se partitë politike moderne, kanë shumë për të mësuar nga sistemi të cilën Kisha Katolike i zgjedh udhëheqësit e saj.

Së fundmi, çfarë mendoni për kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?

Besoj se në zgjedhjet e fundit, njerëzit vendosën të ndëshkojnë rëndë Partinë Konservatore. Megjithatë Starmer e gjen veten në një pozicion shumë delikat: pavarësisht shumicës të ndjeshme, atij i mungon mbështetja e fortë popullore, dhe ky mund të jetë problem serioz.

Ai po përpiqet të miratojë disa masa jopopullore në fillim të mandatit, ndoshta duke shpresuar se votuesit do t’i harrojnë ato deri në zgjedhjet e ardhshme. Personalisht e konsideroj një person serioz dhe kompetent, por stili i tij i komunikimit është pak i ftohtë, gati robotik.

I mungon ai lloj origjinaliteti, që kanë dhe dinë ta transmetojnë disa udhëheqës tek së djathtës. Kjo mund ta penalizojë atë në një kontekst ndërkombëtar, të karakterizuar nga ngritja e liderëve anti-establishment. Angazhimi dhe etika e tij e punës janë të padiskutuesme, por shndërrimi i tyre në konsensus popullor do të jetë një sfidë jo e lehtë. “Huffington Post Italia”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit