Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Luana Vjollca rigjen dashurinë pas ndarjes, kush është i dashuri i ri milioner i moderatores! (Foto)

Luana Vjollca po jeton ditë të lumtura në karrierën dhe jetën e saj private. Pasi mori moderimin e “Ferma VIP”, Luana po shijon ditët e fundit përpara se të rikthehet në ekran.

Por duket se dhe jeta private është në ditët e arta. Bëhet me dije se moderatorja ka nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend, madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, dyshimet sa vijnë e shtohen. A është ky një udhëtim romantik apo thjesht një rastësi?

Përgjigjet mund t’i zbulojmë vetëm kur (dhe nëse) “çifti” vendos të ndajë diçka konkrete me publikun! Por kush është Driloni?

Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.

Nuk dihet ende se ku janë njohur dy të rinjtë, por ajo çfarë dihet deri më tani është fakti se kjo histori është diskrete nga shumë, duke preferuar që mos të dalin publikisht as në vendet diskrete të Tiranës.

Luana Vjollca rigjen dashurinë pas ndarjes, kush është i dashuri
Luana Vjollca rigjen dashurinë pas ndarjes, kush është i dashuri

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit