spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

LSDM dhe BDI flasin pas incidentit ndaj Osmanit – “Aeroporti ka kamera, krejt detajet shihen”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ishte subjekt i një incidenti të rëndë të shkaktuar nga sigurimi i aeroportit të Shkupit, që del të jetë i urdhëruar nga vetë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Shteti maqedonas kundër çfarëdo konventeje ndërkombëtare dhe sensi të shëndosh diplomatik dhe marrëdhëniesh fqinjësore dyshtetëshe tentuan ta vendosin Osmanin nën një kontroll të rreptë sigurie deri në masën ku edhe fizikisht provuan t’ia mirrnin telefonin nga dora.

Aeroporti është nën vështrim të plotë me kamera dhe pa problem mund të konstatohen të gjitha hollësitë…kemi informatat e plota se çfarë ka ngjarë saktësisht…nëse fshihen gjithçka do të publikojmë”.

Kështu vijon mesazhi i Lidhjes së Socialdemokratëve (LSDM) të Maqedonisë së Verut drejtuar pushtetit aktual maqedonas në koalicion me VLEN-in shqiptar të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, pas incidentit skajshmërisht fyes ndaj shtetit të Republikës së Kosovës, ku u pengua, e për më tepër sulmua, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

LSDM-ja, partia që qeveriste me vendin deri para disa muajsh, ka denoncuar ashpër Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së duke i qëndruar asaj që rasti assesi nuk duhet të anashkalohet deri në zbardhjen e plotë dhe dhënies së përgjegjësisë, po ashtu edhe për përfshirjen e sigurimit personat të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.

I turpëruar” është ndjerë kryetari i partisë më të madhe shqiptare atje, ndonëse tash jo në pushtet, Ali Ahmeti, i cili peshën e fajit e rëndoi te partitë shqiptare të VLEN-it në koalicionin qeverisës.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Krejt kjo ngjarje ngjau një ditë para se Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, udhëtoi për në Beograd në takim zyrtar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ngjarje kjo me Osmanin që mund ta ketë bërë më të mirëpritur Davkovën atje.

Nga Presidenca e Kosovës e kanë shpjeguar fije-për-pe se si u shpalua ky incident, e që u dha si “sulm ndaj Republikës së Kosovë” dhe “provokim”.

Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, thanë nga Presidenca e Kosovës.

Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”.

Këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi e ka shpjeguar po ashtu krejt ngjarjen, për çka edhe e kualifikoi si “shokuese”.

Presidentja e mban telefonin në dorë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, është mjet pune, që diskutohen edhe temat e sigurisë, dhe në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, pavarësisht tendencave, presidentja nuk e dorëzon telefonin. Refuzoi me dorëzu telefonin në skaner, dëshironin me konfisku telefonin. Fizikisht, me trup, merrshin turr, e kanë shtyrë fizikisht, tentuan me ia marrë telefonin, me ia konfisku”.

Është skandaloze, është shokuese. Kurrë në 20 vjet të karrierës time në udhëtime që kemi pasur, nuk ka ndodh një përpjekje e tillë që fizikisht me ta konfisku. Ajo nuk e dorëzoi, në atë moment reaguan policët e Kosovës. Ishte në nivelin më të lartë të detyrës, reaguan me trupat e tyre e mbrojtën presidenten dhe Republikën. Ajo e përfaqësonte shtetin, ky është sulm ndaj shtetit. Policia e Kosovës e kreu punën e vet në mënyrë profesionale”, deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit