spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Lorik Tigani dhe Onur Vizdik që u arrestuan sot nga Antidroga, ishin kapur edhe më 2022 me drogë

Një aksion i gjerë i antidrogës është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.

Gazeta mëson ekskluzivisht se në Prishtinë janë arrestuar dy persona të njohur për organet e ndjekjes: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Burime të sigurta bëjnë me dije se të dy të arrestuarit janë subjekt i hetimeve edhe në raste të tjera, përfshirë një çështje që lidhet me trafikim të substancave narkotike të ardhura nga Turqia.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili është nën vëzhgim prej kohësh nga njësitet e antidrogës.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme në kryeqytet. Megjithatë, burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nuk është gjetur asnjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.

Tigani dhe Vizdik ishin arrestuar edhe në vitin 2022, pasi ishin kapur me drogë në Han të Elezit. Ata ishin në mesin e shtatë personave që u patën kapur me 83 kilogram drogë.

Ndaj Tiganit dhe Vizdik, ishin ngritur aktakuzë në prill të vitit 2024, nën dyshimin për kryerje të veprën penale Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndryshe, dyshja janë aksionarë në kompaninë Tada Group SH.P.K., kompani që merret me restorante dhe ushqim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit