Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Loredana festoi ditëlindjen, a ishte prezentë Jozi?

Një nga personazhet më të dashura të sezonit të fundit të Big Brother VIP Albania, Loredana, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 26-të – dhe në stilin që vetëm ajo di!

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga festa intime me miqtë e zemrës, ku nuk mungoi as torta e veçantë.

Ajo mbante të stampuar një nga batutat më të spikatura të Loredanës brenda shtëpisë më të famshme në vend – një detaj që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Përveç tortës, vëmendje tërhoqi edhe një buqetë e madhe trëndafilash që Loredana ka marrë si dhuratë. Spekulimet nisën menjëherë: A është kjo një shenjë nga Jozi?

Që nga momenti i daljes së tyre të papritur, pas incidentit me Gjestin, çifti nuk është shfaqur më bashkë dhe raporti i tyre mbetet ende një mister për publikun.

E një nga buqetat tjera ka emër. Ajo i ka ardhur nga prezantuesi Ledion Liço.

Për momentin, Loredana duket se po e shijon jetën jashtë shtëpisë, me buzëqeshjen e saj karakteristike dhe dashurinë e publikut që nuk i mungon asnjëherë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit