Adem Grabovci ka njoftuar se ka ndërruar jetë Aulon Grabovci, djali i vëllait të tij.
“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, ka shkruar Grabovci.
I ndjeri do të varroset nesër në ora 14:00, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.
Dy vite më parë Adem Grabovcit, i kishte vdekur edhe vëllau Nazmiu, i cili ishte babai i Aulonit.
Njoftimi i plotë i Grabovcit:
Njoftim Mortor!
Aulon (Nazmi) Grabovci
PASKA EDHE MË VËSHTIRË!
POR, DERI KUR, ZOT?
Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht.
Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se:
Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.