Kandidati për deputet nga AAK, Hamdi Komoni- Loki shfaqi shumë anë të pa treguara për publikun.
Ai ndër tjerash tregon se pse vendosi t’i bashkohet listës së garuesve për Kuvendin e Kosovës.
“Ishim 44 nxënës në një klasë, ngelëm vetëm 7, e dhimbshme, nuk po them se kemi me i kthy krejt këta pse kam hi une, a kemi me bë namin, mirëpo do mundohemi që të bëjmë diçka të mirë në këtë aspekt, shumë në rregull kam qenë në muzikë, edhe për besë s’kam pas nevojë që t’ia mësyjë këndej, me hy në politikë. As nuk e kam për vend pune, as për rrogë, por pikërisht për këto shqetësimet që i dëgjoj unë me qytetarë, me njerëz, me shoqëri, gastronomë, që është tmerr çfarë gjendje është, dhe krejt kjo determinohet nga politika, prandaj kam vendos të hy në këtë garë”, tha Komoni.
Përndryshe Hamdi Komoni- Loki mban numrin 51 në listën e AAK-së, dhe synon Kuvendin e Kosovës për herë të parë.