Remo Freuler, futbollisti i kombëtares zvicerane dhe dhëndëri serb, ka folur për ndeshjen e ardhshme ndërmjet ekipit të tij dhe Serbisë në Ligën e Kombeve (e shtunë, ora 20:45).
E gjithë kjo ishte veçanërisht interesante për gazetarët zviceranë, kështu që Remo Freuler iu përgjigj edhe disa pyetjeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin.
Sidomos kur u pyet nëse do të ishte truproja e Granit Xhakës, i cili në të kaluarën dhe gjatë përplasjeve mes dy kombëtareve shfrytëzonte çdo mundësi për të provokuar dhe shkaktuar incidente.
“A do të jem unë truproja e Xhakës? Nuk mendoj se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.
Asgjë nuk do të ndodhë, i është përgjigjur shkurt Remo Freuler kësaj pyetjeje provokuese.
“Freulerr vjen rregullisht në Serbi me familjen e tij dhe flet pak serbisht”, ka shkruar media serbe “Kurir”.
“Po, këtë verë ishim në Beograd për pesë ditë për pagëzimin e vajzës sime.
Meqë gruaja ime flet shumë me fëmijët serbisht, është normale që edhe unë të mësoja pak”, tha Freuler.