spot_img
Wednesday, February 19, 2025
spot_img

Loci viktimizohet kur përmendet dhuna ndaj Nasim Haradinajt, thotë se po përmenden vetëm emrat e shqiptarëve

Mehmet Loci, nuk e ka mohur dhunën e ushtruar ndaj Nasim Haradinajt, por që sipas tij po përmenden vetëm shqiptarët që kanë ushtruar dhunë e jo serbët.

Ai tha se i din emrat kush e ka rrahur Haradinajn duke mos e mohuar edhe veten e tij, por duke i ikur pyetjes indirekt.

“Unë ky që jam përpara, ditën e parë të shoqërimit të Smajl Haradinajt, kam zhvillu bisedë spastruese fillestare. Ka zgjat disa, po më vjen zor ta them… ato cka mka than Smajli nuk do ja them. Unë po i them të bëhet burrë, unë e di kush e ka rreh,[Nasim Haradinajn] kam qenë kujdestar, le ta përmend atë serbin. Cfarë është kjo atmosferë që vetëm lakojnë emrat e shqiptarve dhe jo serbëve dhe malazezëve”, tha ai.

Haradinaj më herët e kishte përmendur me emër Mehmet Locin si njërin nga torturuesit më të mëdhenj në burgun e Pejës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit