spot_img
Tuesday, December 24, 2024
spot_img

Llapjanët që jetojnë afër kufirit shpesh po hasin në ushtrinë e Serbisë

Mali në prapavijë është territor i Serbisë, ndërsa toka të cilën po e punon Eset Halimi është tokë e Kosovës.

Oborri të cilin Eset Halimi po e rregullon, dhe shtëpia e rinovuar së fundi, janë investim dhe mundi që ka vendosur të japë për ta rrënjosur edhe më thellë lidhjen me fshatin e lindjes.

Figurativisht “rrënjët” në fshatin Shtedim lëkunden shpesh, arsye është siguria.

“Dje ka dalur një djalë i mixhës, po ai nuk është këtu. Janë taku diku 50-60 metra, me krejt pajisjet tha ishin kanë, në gjendje gatishmëria ishin kanë, kështu me tanke e këso jo, po këmbësori, është zatetë me ta”, ka thënë Halimi.

Eseti po tregon se një i afërm i tij, të hënën rastësisht ka hasur në ushtar të Serbisë, shumë pranë kufirit. Me këtë person biseduam edhe ne, por nuk arritëm ta bindim që të dalë e të rrëfejë para kamerës.

Kohëve të fundit këto ngjarje janë shpeshtuar.

“Menjëherë pas luftës kemi pasur shumë probleme e telashe me ta, po mbi të gjitha kemi përballuar disi. Por si tash që janë afruar, kogja moti nuk ba bo lazëm (nuk ka ndodhur)”, ka shtuar banori i fshatit Shtedim.

Fshati Shtedim në vijë ajrore nuk është më larg se 1 kilometër nga kufiri. Më afër tij është fshati Miroc, fatkeqësisht aty nuk ka mbetur askush që të rrëfej.

Kjo është shtëpia e Gani Ajetit, banor i fundit që është larguar nga fshati Miroc, fshat kufitar me Serbinë. Krahas çështjes ekonomike, mungesës së infrastrukturës, sipas të afërme të tij çështja e sigurisë ka qenë një ndër arsyet që banori i fundit nga brezi kufitar, nga fshati Miroc, është larguar për në qytet.

Banorët e zonës bukën e gojës e nxjerrin nga blegtoria e bujqësia, dhe shumicën e tokave i kanë bri kufirit. Ata thonë se shpesh janë dëshmitarë të hyrjes së serbëve në anën e kufirit në territorin e Kosovës.

“Tregojnë gjurmët se vija kufitare është më andej, por ata e përdorin këtu, dalin në këtë qosh këtu, është brenda territorit të Kosovës dhe siç dihen edhe gjurmët këtu e dalin në atë kodrën atje dhe vëzhgojnë fshatin tonë, Miroc, Shtedim, deri afër Podujevës atje”, ka thënë një bantor tjetër i Shtedimit, Burim Musliu.

Për aktivitet e ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit, TV Dukagjini ka siguruar fotografi dhe video ekskluzive, nga baza afër Merdarës, saktësisht në fshatin Borovc. Pamjet e incizuar në pranverë shfaqin lëvizjen e mjeteve të blinduara, ndërsa me “Google maps”, lokalizohet shpejt baza e ushtrisë serbe e kamufluar nën drunjtë e pyllit.

Burim Musliu thotë se në kohën kur Serbia e ka shtuar aktivitetin rreth kufirit, policia jonë e ka bërë të kundërtën.

“Ata dalin kallabllak, ndalen shikojnë, vëzhgojnë, taman ushtri si janë… me dalë më shumë në kontrolle policia jonë, sidomos gjatë mbrëmjes, në mëngjes herët, ata shumë dalin, sidomos në mbrëmje ata shpesh dalin dhe janë në këtë pjesën këndej”, ka shtuar Musliu.

Musliu thotë se ka dy tri vite që nuk ka parë ushtarë të KFOR-it në këtë pjesë.

Megjithatë ky mund të jetë perceptim i banorit të një zone të caktuar, sepse në përgjithësi forcat e KFOR-it i kanë treguar se kanë shtuar patrullimet, në veçanti në pjesën veriore.

Pas sulmit në Banjskë, NATO i kishte shtuar 1000 trupa shtesë me pajisje të rënda, duke e katërfishuar praninë në veri dhe duke e trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë edhe përgjatë kufirit.

Kosova dhe Serbia ndajnë rreth 350 kilometra vijë kufitare, 60% e kufirit i përfshinë 4 komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit