Autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri ka treguar grafikisht se sa paguajnë kosovarët për energji elektrike.
Panduri në “Debat Plus” ka bërë të ditur se ka kanë paguar qytetarët mesatarisht për një kilovatë energji elektrike që nga vitit 2013.
Viti 2024, shënon çmimin më të lartë në këtë dekadë, me 7.36 euro për kilovatë – kjo vlerë është vetëm mesatarja për 11 muaj, duke mos e përfshirë dhjetorin.
Ditët e fundit, temperaturat e ulëta kanë çuar në një rritje të konsumit të energjisë elektrike, ndërsa institucionet kompetente vazhdimisht po apelojnë për kursim tek konsumatorët.