spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

“Linin dritaren hapur që të kërcenin të burgosurit”, Januazaj flet për “dhomat e torturave” të UDB-së në Prishtinë

Ish i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka folur për torturat dhe dhunën në dhomat e hetuesisë të UDB-së në Prishtinë.

Ai kujton se dhomat e hetuesisë, ende të njohura për dhunën që ushtrohej aty, ishin të ndërtuara posaçërisht për tortura.

Kur dhuna mbaronte dikur pas mesnate, shpeshherë hetuesit hapnin një dritare, duke pretenduar se po ajronin dhomën, por në të vërtetë krijonin një mundësi për vetëvrasje, duke detyruar të burgosurit të kërcenin jashtë.

“Ata dhoma kanë qenë, ende është  ajo ndërtese e famshme. Kur kanë ushtruar dhunë i kanë pasur tri ose bashkëpunëtorë që kanë përcjell o ndodh diçka. Dhe kur ka pushuar dhuna, ajo ka qenë deri pas mesnate. I kanë hapur një dritare, kinse të ajroset dhoma. Por duhet të mendoj që pasi ka ndodhur do vrasje që kanë thënë se ka bërë vetëvrasje, ne s’i kemi bërë asgjë. Ndoshta e kanë përdorur edhe si metodë që dikujt nëse si rrihet të kërcej përtej dritares”, ka thënë Januzaj.

Januazaj përmend famëkeqin Asllan Sllaminkun, i cili tregonte krenari për dhunën që kishte ushtruar, i cili, sipas tij,  shpesh e provokonte.

Ish e burgosuri politik e ka cilësuar Sllamnikun si më brutalin dhe më të egrin sa i përket dhunës dhe torturave ndaj të burgosurve shqiptarë.

“Bile bile ai , kur i kalonte, iu dukej që ka shkruar një kohe e se ka përdorur dhunë dhe më shikon drejt në sy dhe me thoshte pse po më shikon në sy… ndoshta na disa raste durim është i mirë, në disa raste është i keq. kur ka përdorur dhunë nuk kam lëshuar zë kurrë, dhe jo më ka shkaktuar probleme. Sepse dikush e lëshon, unë jo dhe ai me gjasë edhe më shumë nervozohej. I shtohej edhe më shumë ajo kënaqësia shtazarake”, ka shtuar Januzaj.

Me aktakuzën e ngritur nga prokurori shqiptar, Pjetër Kola, me aktvendimin e shqiptarit tjetër që ishte kryetari i trupit gjykues Orhan Rekathati, dhe pas torturave 3-mujore të shqiptarëve të UDB-së, Januz Januzaj, në vitin 1981 u dënua me 10 vjet burgim.

Ai u lirua në vitin 1990, doli një vjet më herët nga burgu falë një vendimi amnistie.

Të gjithë këta që e torturuan, e, e dënuan, Januzaj, thotë se i ka falur.

Çlirimi i Kosovës, thekson ai se i ka mundur edhe torturat më sadiste të shqiptarëve që ishin pjesë e regjimit titis monist.

“Për mua jo vetëm ata por edhe kushdo që ka ushtruar dhunë është e kaluar, çlirimi i Kosovës i ka mundur të gjitha… Janë të falur i ka mundur historia, mendoj që janë të vdekur përtej tradhtisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit