Sunday, October 13, 2024
spot_img

Linda Halimi i jep fund martesës!

Këngëtarja e njohur Linda Halimi i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Big D, pas shumë viteve së bashku.

Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi në median rozë edhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim nga çifti.

Linda dhe Big D prej vitesh janë shpërngulur në Amerikë dhe nga martesa e tyre erdhi në jetë një vajzë.

Dyshimet për ndarje nisën pasi dyshja prej kohësh nuk postojnë fotografi së bashku dhe as nuk ndiqen në rrjetin social Instagram, madje kanë fshirë edhe fotot nga e kaluara.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përfliten për ndarje pasi edhe në të kaluarën janë publikuar lajme për krizë mes tyre, të cilat më vonë janë mohuar nga Linda.

Se si është situata kësa radhe mbetet të shihet!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit