Monday, May 5, 2025
spot_img

Limaj pyetet nëse është takuar me Kurtin: Jo bre jo, marova t’u ju thanë

Deputeti i zgjedhur i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar pas seancës konstituive.

Ai e ka quajtur dështimin për të tretën herë të votimit të kryeparlamentarit si “lojë nervash”.

“Shpresoj gjërat do të ndryshojnë ditët në vijim. Vërtetë është një lojë nervash. Unë besoj që në ditët ën vijim, të gjithë do të angazhohemi që të dalim nga kjo situatë dhe Kosova t’i fitojë institucionet e veta. Më e rëndësishme se gjë tjetër, Kosova nuk e ka lluksin me mbetë pa institucione”, ka thënë Limaj.

I pyetur nëse është takuar me deputetin e zgjedhur të VV’së, Albin Kurti, ai ka këmbëngulur që jo.

“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirrë, takohemi, kam thënë”, ka deklaruar ndër të tjera Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit