Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të mashtrojë qytetarët, ashtu siç bëri para katër vitesh.
Sipas Limajt, Kryeministri Albin Kurti ka humbur mbështetjen në qytetin e Gjilanit.
“Kanë menduar se mund t’i mashtrojnë qytetarët si para katër vjetësh. Rrugës e panë që nuk është ashtu, sallat u zbrazën, entuziazmi ra dhe kaluan nga kënga në sharje e shpifje. Gjilanin e ka humbur, moti e ka humbur, me halla, me teze, me kunata. Nëse dikush duhet të ndihet i zhgënjyer dhe i ofenduar nga kjo qeverisje, është Anamorava,” tha Limaj.
Limaj gjithashtu ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se stadiumi në Gjilan mund të ishte ndërtuar me një çekiç dhe një meshalic.
“A po e sheh bre qa ju ka bo, copë copë jau ka lon atë rrugë, një stadion bre me çekiç e me një meshalic e kisha mbaru për 4 vjet. Marrë m’kishë ardhë me kalu anej,” tha ai.