spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Limaj: Kurti në fushatë po i fyen qytetarët – po llogarit që një masë e njerëzve është e padijshme

Numri dy i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Fatmir Limaj, ka folur për gjuhën që kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, po e përdor gjatë fushatës zgjedhore.

Limaj tha se Kurti po e përdor këtë gjuhë pasi s’ka rezultate që të shfaq dhe sipas tij, në këto raste paraqiten disa anomali që për qytetarët janë të pakuptueshme.

“Si është e mundur në një vend që katër vite ka qeverisur një kryeministër dhe në vend që të dalë dhe t’iu flet për rezultatet e arritura, të flas se çka ka ndryshuar në ekonomi, arsim, shëndetësi, si është ngritur mirëqenia dhe qysh ajo shpresa e madhe që për katër vite do të reformohet vendi, çmimet do të zvogëlohen, po e shohim se çka po shpërfaqet”.

spot_img

“Kjo është e menduar dhe kur mungojnë këto rezultate dhe del para një mase, ndërron temë dhe gjen arsyetime të tjera për t’i mbuluar dështimet. Aq përvojë politike kam sa nuk bie në kurthe të tilla”, tha Limaj.

Tutje, Limaj tha se qeveria e cila ka qenë në krye të vendit për katër vjet duhet të japë llogaridhënie, sidomos tek ata që e kanë votuar, teksa shtoi se ajo që është parë nga Kurti në fushatë është fyerje për qytetarët e vendit.

“Paraqitjet tona publike tregojnë se sa kemi respekt për njerëzit që i dëgjojmë dhe i përfaqësojmë. Ajo që kemi parë këto ditë nga kryeministri është se ai me ato paraqitje e ofendon qytetarin. Ai po llogarit që është një masë e njerëzve që janë të padijshëm dhe që manipulohen edhe një herë lehtë dhe nuk i merr në konsideratë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit