spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Limaj e Haradinaj mund ta “vrasin” potencen e diskursit të fuqisë së LVV-së, Haxhiu thotë se këta janë projektuesit e së ardhmës së partisë së Kurtit

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur për dy politikanët që janë në koalicion zgjedhor, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se Haradinaj e Limaj kanë qenë projektuesit e së ardhmes së Vetëvendosjes, që i kanë ndihmuar Albin Kurtit drejt pushtetit.

Sipas tij, Albin Kurti nuk do të arrinte këtu pa pjesën e ‘trimërisë’ së Haradinajt e Limajt në kohën kur ishin si opozitë e bashkuar.

“Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë projektuesit e së ardhmes së Vetëvendosjes, ose këtij pushteti që ka qenë, të cilët kanë qenë në krah të Vetëvendosjes duke krijuar fjalorin diskreditues dhe duke akuzuar 20-vjeçarin e qeverisjes PDK-LDK përmes diskursit të Albin Kurtit dhe fuqisë së Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. Ata kanë qenë krah për arsyeje se nuk besoj që Vetëvendosja me pjesën e vet kish mundur ta krijojë atë potencë të trimërisë pa këta dy”, ka thënë Haxhiu.

Ai tutje thotë se pikërisht Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj mund të jenë faktori kryesor për dobësimin e diskursit të Vetëvendosjes.

“Pse Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë të rëndësishëm në këtë moment, nëse ata kanë qenë projektuesit e fitores së Albin Kurtit ose rrëzimit të PDK-së dhe LDK-së. Ata duhet të jenë faktori kryesor ndoshta për ta vra këtë potencë të diskursit të fuqisë së Vetëvendosjes. Unë nuk besoj që Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza mund ta bëjnë”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit