spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Limaj dhe dy deputetët e tij s’mund të marrin asnjë post nëse hyjnë në qeveri me Kurtin

Bekim Salihu nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as Fatmir Limaj dhe as deputetët e NISMA-s nuk do të mund të marrin pozita qeveritare nëse bashkohen me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Sipas Salihut, për të marrë një post në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e NISMA-s do të detyrohen të japin dorëheqje nga pozita e deputetit, duke krijuar mundësinë që deputetët e AAK-së të hyjnë në Kuvend dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.

“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-së. Por unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana”, ka shkruar Salihaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit