spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Lija e majmunit, mjeku Shapo: S’ka lidhje me Covid-in, ja si transmetohet

Zyrtarisht, OBSH-ja pranoi në janar se ka një shpërthim të lisë së majmunit në Europë, që mbetet ende sot epiqendër e valës së përhapjes së sëmundjes.

Pavarësisht alarmit e frikës për një pandemi të radhës, në çfarë pike jemi sot?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik. Ai qetësoi publikun duke thënë se jemi shumë larg pandemisë dhe theksoi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Covid-in.

“Nuk është fare si Covid, pasi unë di tani në variantin e 10 apo të 11 që po e kalojnë shumë më rëndë se një grip normal.

Pse nuk jemi ashtu? Sepse Covid mund të përhapet shumë shpejt, ndërsa lija e majmunit ka nevojë për kontakte të ngushta fizike, trup më trup, me anë të rrobave dhe afërsi shumë e ngushtë përmes spërklave. Kjo e bën shumë më pak të rrezikshëm se Covid-i”, u shpreh Shapo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit