Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. Në aktvendimin, i pandehur rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.
Ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, perj vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për ti shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Ai dyshohet se duke qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.
Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për ti shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik të u zvogëlohen borxhet.
Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm boxhetit të Kosovës miliona euro.
Dyshohet se vepruan bashkë me ministrin Aliu: Dosja e Hafizit
Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove – dhe vetëm brenda një viti ka blerë katër banesa.
Kështu skicohet boshti i dyshimit mbi Naser Hafizin – zyrtarin e lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit – i cili u arrestua ditë më parë.
Rasti në fjalë ka të bëjë me dy zyrtarë në ministrinë e Liburn Aliut, të cilat dyshohen për përfsirje në shlyerje e ulje të borxheve për ambalazhues të ujit.
Dosja e Prokurorisë që siguroi televizioni ‘ATV’ shtjellon se si Hafizi – përveç zyrtar me shef Liburn Aliu edhe pjesëtar e simpatizant i Vetëvendosjes – ka një diskrepancë të madhe mes të hyrave të pakta dhe të blerave të mëdha e qarkullimit enorm të parave në bankë.
“Me qëllim të fshehjes së këtij aktiviteti dhe burimit të vërtetë të pasurisë të hollat para nga keshi i ka futur në sistemin bankar ashtu që ka bërë deponime përmes sistemit ATM ku nga viti 2018-2024 ka deponuar 109 mijë e 360 euro , ashtu që në vitin 2022 i ka deponuar në kesh 31 mijë e 640 euro, ndërsa në 2023 – 51 mijë e 70 euo, si dhe shuma të tjera në vite të ndryshme”.
“Ka bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat e tjerë. Një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh edhe pse i ka marrë me transferim bankar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Në dyshimet për deklarimin e rrjeshëm të pasurisë Hafizi rezulton që për një periudhë vetëm njëvjeçare ka blerë edhe katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
“Nuk e ka deklaruar banesën në rrugën Bill Klint, ndërsa në vitin 2022 e ka blerë banesën në Zonën Kadastrale në Fushë Kosovë… Ndërsa vetëm për një vit ka blerë katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhet në dosje.
“Nga zbulimi i të dhënave financiare ka rezultuar se nuk ka të hyra të tjera përveç pagave të tij, bashkëshortes dhe babit të tij të cilat kapin vlerën rreth 1 mijë e 600 euro”.