spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Lëreni rehat Parashqevinë, mos e bëni “pis”!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Unë mbaj mend dhe dua të kujtoj gjithë kohën këtë Parashqevi Simaku.

Ikona e muzikës se lehtë dhe këngëtare brilante e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme

spot_img

Por dua të fshij nga memoria videot e ditëve të fundit ku secili përdorues i Facebook mendoi të bëhet social, dashamires, i keqardhur, plot humanizëm, i gatshëm të  “kontribuojë”, madje të japë gjithçka të tijën që të “shpëtojë” Parashqevinë.


E kur pashë sot një video, ku një biznesmen me emër mashkulli, me fustan të bardhë, me syze pink e me buzë të kuqe i puthte këmbët Parashqevisë, mu zvogëlua shume figura e Parashqevisë.

Parashqevia nuk është rasti i vetëm e as rasti i parë ku qeveria dhe shteti heshtin dhe nuk vlerësojnë figurat që ky vend ka pasur ndër vite në çdo fushë duke filluar nga ikona Vaçe Zela tek Osman Mula, i ndjeri Agim Doçi e shumë e shumë të tjerë.

Prandaj na e kurseni këtë “bamirësi” të tepruar për Parashqevinë se kjo hipokrizi e pështire që  “qajmë” pas “vdekjes” dhe nuk lëmë jargë pa nxjerrë nga goja për cilindo sa është gjallë është një virozë e pështirë e një shoqërie hipokrite dhe pa karakter.

Edhe pensionet suplementarë janë dhënë vetëm me përkatësi partiake duke mbështetur e përkrahur servile që i lëpihen partisë gjate 34 viteve.

Lëreni Parashqevinë, mos e bëni “ pis” se asnjë video apo qurravitje në shenjë “dashamirësie” nuk ka vlerë pas pilafit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit