spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

LDK: E mirëpresim vendimin e PZAP-it, LVV po manipulon me procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot njoftoi se ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar LDK-ja, duke e mirëpritur të njëjtin.

Kjo parti tha se vendimi konfirmon se “përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të manipuluar dhe delegjitimuar procesin zgjedhor ishin të pabazuara dhe shpërfaqin mosgatishmërinë e tyre për të pranuar vullnetin e mërgatës sonë”.

Madje tha se “ky akt e dëshmon qartë se pretendimet e tyre ishin thjesht një përpjekje për të mbrojtur organizimin e vetëm partiak të manipulimit të votës së mërgatës të dokumentuar me video”.

LDK-ja tha se e dënon ashpër “fushatën e organizuar të shpifjeve dhe dezinformatave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka për qëllim të komprometojë procesin zgjedhor dhe të delegjitimojë rezultatet që nuk i përshtaten interesave të saj”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të tolerojë që Vetëvendosje të vazhdojë të përdorë shpifjet dhe manipulimet për të përmbysur vullnetin e qytetarëve dhe për të krijuar një realitet të rremë zgjedhor. Të gjithë ata që përhapin dezinformata me qëllim të cenimit të integritetit të zgjedhjeve dhe të institucioneve të pavarura do të mbajnë përgjegjësi ligjore. LDK do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të paditur për shpifje të gjithë ata që përpiqen të ndikojnë në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike në rezultatet zgjedhore”, u tha në reagimin e kësaj partie.

Kjo parti tha se do të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e secilit votues, brenda e jashtë Kosovës.

“Përpjekjet e Vetëvendosjes për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, shpifje dhe dezinformata do të sfidohen me vendosmëri. Demokracia nuk mund të jetë peng i një partie që nuk e pranon vullnetin e lirë të qytetarëve. Mbi të gjitha, LDK falënderon mërgatën për besimin dhe përkrahjen e pakontestueshme gjithnjë e në rritje”, u shpreh kjo parti, teksa tha se do të vazhdojë të punojë të jetë edhe më afër mërgatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit