spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Lavrovi lavdëron Trumpin dhe përmend Kosovën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të dielën e ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump për gatishmërinë e tij që t’i japë fund luftës në Ukrainë, si dhe ka përmendur çështjen e Kosovës.

Lavrov, në një intervistë për gazetën ushtarake ruse Krasnaya Zvezda, tha perëndimi ka përdorur standarde të dyfishta me pavarësinë e Kosovës dhe ankesimin e Krimesë nga Rusia.

“Duhet t’i ndalojmë këto standarde të dyfishta, ku: Kur Kosova shpalli pavarësinë pa referendum, u quajt vetëvendosje. Por kur Krimea mbajti një referendum transparent me pjesëmarrjen e qindra vëzhguesve evropianë, parlamentarëve, figurave publike, kjo nënkuptonte shkelje të parimit të integritetit territorial të Ukrainës. Kjo hipokrizi, ky cinizëm dhe këto standarde të dyfishta, kjo është ajo me të cilën jemi të detyruar vazhdimisht të merremi”, tha Lavrov.

Në të njëjtën intervistë, Lavrov lavdëroi Trumpin dhe akuzoi fuqitë evropiane që janë mbledhur rreth Kievit për synim të zgjatjes së luftës në Ukrainë.

Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara ende duan të jenë vendi më i fuqishëm në botë dhe se Uashingtoni e Moska nuk do të jenë kurrë dakord për gjithçka, por se ata kanë rënë dakord të jenë pragmatikë kur interesat përputhen.

Ministri i Jashtëm i regjimit të Vladimir Putinit tha se modeli i marrëdhënieve SHBA-Kinë është ai që duhet të ndërtohej midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të bërë shumë “gjëra të dobishme reciproke”.

“Donald Trump është pragmatist”, tha Lavrov. “Slogani i tij është sensi i përbashkët. Do të thotë, siç mund ta shohin të gjithë, një ndryshim në një tjetër mënyrë të të vepruarit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit