Friday, July 25, 2025
spot_img

Laura shpallet “Miss Universe Croatia 2025”

Laura Gnjatovic është shpallur “Miss Universe” i Kroacisë.

Laura, e cila është 191 cm e gjatë, do të përfaqësojë Kroacinë në konkursin botëror në Tajlandë.

Ajo shpërtheu në lot pasi mori lajmin. Kurorën ia dhuroi fituesja e vitit të kaluar, Zrinka Coric.

Kush është Laura?

Me origjinë nga Zadari, Laura aktualisht jeton në Dubrovnik, ku po përfundon vitin e tretë të studimeve universitare për infermieri, punon në një poliklinikë dhe luan profesionalisht për Klubin e Volejbollit të Grave në Dubrovnik.

Është 23 vjeçare dhe flet anglisht, italisht dhe spanjisht.

Të gjitha këto aktivitete e kanë mësuar se si ta shfrytëzojë kohën e lirë, kështu që ajo gjithmonë e lë mënjanë një pjesë të ditës së saj për aktivitetet që i pëlqen, që e plotësojnë, e qetësojnë dhe e bëjnë më të lumtur, si kalimi i kohës në natyrë, kalimi i kohës me kafshët, kërcimi, grimi dhe krijimi i përmbajtjeve të ndryshme.

Gjatë shkollimit të saj, ajo u vlerësua për pjesëmarrjen në gara të gjuhëve të huaja, dhe çmimi i fundit që fitoi ishte një medalje ari për fitimin e Ligës së Parë Kroate të Volejbollit si lojtare për Klubin e Volejbollit për Femra të Dubrovnikut.

Shëndeti është përparësia e saj dhe ajo dëshiron t’i ndihmojë të tjerët të kuptojnë se sa e rëndësishme është të investojnë në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Si “Miss Universe Croatia”, dëshiron të jetë një zë për ata që nuk kanë mundësi të dëgjohen dhe të përdorin pozicionin e saj për të bërë ndryshime në shoqëri. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit