Monday, April 21, 2025
spot_img

Latifi: Sudani konsiderohet shtet i dështuar, ta paraqitësh njohjen e tyre si arritje është qesharake

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, e ka quajtur qesharake dhe dezinformuese paraqitjen e njohjes së Kosovës nga Sudani si një arritje e madhe diplomatike nga krerët shtetërorë.

Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Sudani njihet si shtet i dështuar dhe se grushtshtetet e lufta civile e kanë zhytur këtë shtet në kolaps total.

“Sudani sot konsiderohet një shtet i dështuar. Një shtet ku asgjë nuk funksionon, përveç dhunës politike. Lufta e egër politike, grushtet e shtetit, lufta civile në dy vitet e fundit, e kanë zhytur vendin në kaos dhe ekonominë në kolaps total. Mbi 60 për qind e popullatës jetojnë në mjerim të plotë, miliona sudanezë kanë ikur nga vendi si pasojë e dhunës, ndërsa institucionet dhe ligjet nuk ofrojnë garanci për asgjë dhe për askënd.

Në këtë kontekst, ta paraqitësh njohjen e Kosovës nga Sudani si një e arritur e madhe diplomatike, është sa qesharake aq edhe dezinformim i publikut kosovar. Kjo njohje nuk e ndryshon për asgjë gjendjen aktuale të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë Latifi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit