Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Lamtumirë prof. Ibrahim KADRIU, Kryetar i Kuvendit të Referendumit, datë 1 e 2 mars 1992

Shkruar nga Refik Hasani

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e atdhetarit njëherit profesor Ibrahim KADRIU, nga Presheva, që një jetë ia kushtoi arsimit.

Profesor Ibrahim Kadriu, është angazhuar, dhe ka dhën kontribut gjithmon në përkrahjen e të gjithave inciativave e projekteve në të mirë të kësaj Krahine shqiptare dhe në mbështetjen e kauzës sonë Kombëtare për Liri e Çlirim.

Është dhe mbetët frymëzues me dashurinë për dijen dhe atdheun,kontribut dhënës me përkushtim më të lartë intelektual në organizimin e shprehur të vullnetit përmesë Referendumit plebishitar të datës 1 e 2 mars 1992,për Autonomi Politike e Territoriale të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, me të drejtë bashkimi me trungun e saj-Kosovën, i emëruar Kryetar i Kuvendit të Referendumit.

Ishte dhe mbeti i urtë i sinqert, largëpamës dhe vizionar, asnjëherë nuk u pajtua me jetën e robruar nënë pushtuesin Serb, gjithmon i palodhshëm për ideal.

Unë jam krenar që njoha, bashkëpunova me njeriun e sakrificës, të urtin, dhe Kryetarin e Kuvendit të Referendumit.

Lavdi veprës që bëri historin, ku dhimbjen e ndaj bashkë me familjen, dhe me gjithë shokët e miqtë.

Vepra e Referendumit dhe kontributet tjera, do të mbetën të pavdekshme.

U prehtë në paqe Kryetari i Kuvendit të Referendumit.
Edhe njëherë Lavdi, Lavdi!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit