Administrata Trump po shqyrton ndërperjen e të gjitha dërgesave të ndihmave ushtarake në Ukrainë, raporton “The Washington Post”.
Një zyrtar i lartë i Administratës citohet se i ka thënë mediumit të njohur amerikan se kjo pritet të vijë si përgjigje pas vërejtjeve të presidentit Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe “mospërputhjes së tij për procesin e paqes”.
Nëse merret ky vendim, atëherë do të zbatohet për miliarda dollarë radarë, automjete, municione, raketa që pritet të dërgohen në Ukrianë, ka thënë ky zyrtar duke folur në kushte anonimiteti.
Më poshtë, e gjeni të përkthyer pjesën më kryesore nga kjo perplasje:
Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…
Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.
Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…
Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.
Zelensky: Do të ndjeni ndikim
Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.
Zelensky: Që nga fillimi i luftës…
Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.