Wednesday, April 9, 2025
spot_img

LAJMI I FUNDIT | Kurti dhe Limaj darkojnë bashkë – flasin për koalicionin e ri qeveritar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar këtë të premte për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit.

Burimet bëjnë të ditur se tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës.

Limaj, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ka siguruar tre mandate në legjislaturën e re – pikërisht aq sa i mungojnë Kurtit për të formuar qeverinë vetëm me mbështetjen e Nismës dhe komuniteteve joserbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit