Juliana Nura nuk e ka nisur ditën mirë, pasi vetura e saj ka qenë cak i një sulmi vandalizues.
Dyshohet se me një mjet të mprehtë, Xhulit i është dëmtuar tavani i veturës.
Këtë e ka bërë të ditur Juliana Nura përmes një videoje të publikuar në “Instagram Story”.
Ajo ka thënë se nuk i është vjedhur asgjë nga vetura, pasi gjësendet me vlerë nuk i kishte lënë brenda në të.
Xhuli i ka bërë thirrje përgjegjësit për këtë akt të lajmërohet, ndërsa rastin e ka raportuar edhe në polici.